Loading…

Kryeparlamentari Konjufca takohet me kryetarin e Budestagut, mungon flamuri i Kosovës

  • 21/06/2021 | 13:49

Kryeparlamentari Konjufca takohet me kryetarin e Budestagut, mungon flamuri i Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është takuar me kryetarin e Budestagut gjerman, Wolfgang Schuable, por në këtë takim ka munguar flamuri i Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Në fotografitë e shpërndara në Facebook nga kryeparlamentari Konjufca, në takimin me Schuable shihet vetëm flamuri gjerman në anën e kryetarit të Bundestagut dhe ai i Bashkimit Evropian në anën e kryeparlamentarit Konjufca.

Flamuri i Kosovës nuk ka qenë prezent as në tavolinën e rrumbullakët në të cilën kanë zhvilluar takim së bashku ekipi i Konjufces dhe ai i Schuable.

Ndërkohë, kryeparlamentari Konjufca ka bërë të ditur se atje ka qenë me shefin e Stafit të tij, Ilir Kërceli, ambasadorin Beqë Cufaj dhe diplomaten Valëza Oruqi.

Konjufca thotë se me kryetarin e Budestagut ka diskutuar për zhvillimet historike e politike në rajon dhe sfidat për stabilizim, e gjithashtu për pandeminë, ekonominë dhe dialogun me Serbinë.

Konjufca thotë t’i ketë folur Schauble edhe për liberalizimin e vizave, duke potencuar në fund se Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë Kosovës.

“Sot bashkë me Shefin e Stafit Ilir Kërçeli, ambasadorin Beqë Cufaj dhe diplomaten Valëza Oruqi pata nderin ta takoj Dr. Wolfgang Schauble kryetarin e Bundestagut. Në takimin e përzemërt me Dr Schauble ju falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën. Diskutuam gjatë rreth zhvillimeve historike e politike për Kosovë dhe rajon, si dhe për sfidat që paraqiten në rrugëtimin e stabilizimit të rajonit, luftimin e pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike dhe dialogun me Serbinë, si dhe finalizimin e procesit te liberalizimit të vizave. Bundestagu dhe institucionet gjermane qëndrojnë fuqishëm pranë dhe me popullin e Kosovës.”, shkruan Konjufca. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë