Loading…

Kryeparlamentari në vizitë zyrtare në Francë

  • 07/12/2016 | 11:28

Kryeparlamentari në vizitë zyrtare në Francë

Kryeparlamentari Kadri Veseli, sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare për në shtetin e Francës, u bë e ditur nga zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.


Gjatë qëndrimit në Paris, kryeparlamentari Veseli do të pritet në një takim të veçantë nga homologu i tij francez, Claude Bartolone, kryetar i Asamblesë Nacionale të Francës, si dhe do të zhvillojë takime të tjera me personalitete të larta franceze.

Veseli do të takojë edhe qytëtar nga Kosova, të cilët jetojnë dhe ndjekin studimet në universitetet franceze.

Për shtetin e Kosovës, Franca konsdierohet si një nga vendet mike, që i ka dhënë mbështetje të madhe vendit tonë në kohë dhe rrethana të ndryshme, përkrahje kjo e cila pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në agjendën ekonomike, ashtu edhe atë euro-integruese./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë