Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në homazhet për Gjeneral Major Ilir Konushevci, Hero i Kombit dhe Dr. Hazir Malaj, Dëshmor i Kombit, në hollin e Kuvendit.
Në këto homazhe Veseli u shoqërua nga deputetë të Partisë Demokratike, ndërsa pas tyre, shkroi një mesazh edhe në librin e zisë.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës miratoi me 11 shtator propozim-vendimin për zhvendosjen e trupit të heroit të Kombit Ilir Konushevci në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë./gazetametro.net