Loading…

Kryeparlamentari Veseli takon presidentin Bill Clinton

  • 12/06/2019 | 17:50

Kryeparlamentari Veseli takon presidentin Bill Clinton

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një takim të veçantë me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, në kuadër të vizitës që ish-kreu i SHBA-ve zhvilloi në Kosovë, në shënim të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s, transmeton Gazeta Metro.


Ka qenë Kryetari Veseli që e ka shoqëruar Presidentin Clinton në Aeroportin e Prishtinës në përfundim të vizitës së tij dyditore në Kosovë. Kryeparlamentari Veseli dhe ish-presidenti Clinton biseduan për proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë nga lufta e këtej, për arritjet e shënuara, zhvillimet aktuale dhe sfidat që e presin në të ardhmen.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se ky jubile i shënimit të çlirimit të Kosovës nuk do të kishte kuptim pa prezencën e tre njerëzve më meritorë dhe vendimtarë të ndaljes së gjenocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës dhe fitores mbi Serbinë, Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Wesley Clark.

Veseli tha se falë kësaj ndërhyrjeje, e bazuar mbi parimet e humanizmit dhe të lirisë, sot Kosova jo vetëm që është e lirë dhe e pavarur, por është shndërruar në ikonë të suksesit të politikës ndërhyrëse të shteteve demokratike perëndimore. Ish-presidenti amerikan, Clinton, u shpreh i lumtur që ishte pjesë e shënimit të përvjetorit të 20-të të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ndërsa shtoi se ndihet i kënaqur me progresin që vendi ynë ka shënuar gjatë këtyre dy dekadave.

Presidenti Clinton tha se Kosova ka bërë progres të ndjeshëm dhe duhet ta vazhdojë rrugën e zhvillimit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë