Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka qëndruar në orët e mbrëmjes në Qendrën Klinike Universitare, për të parë nga afër gjendjen e ish-kryeministrin Bajram Rexhepi, i cili është i shtrirë këtu, pas një sulmi në tru.
Kryeparlamentari Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor, Curr Gjocaj; ministri Memli Krasniqi dhe disa zyrtarë të tjerë; ka qëndruar në Klinikën e Neurokirurgjisë, ku Rexhepi i është nënshtruar sot një operacioni neurokirurgjik.
Ai ka qëndruar për disa minuta në dhomën e Rexhepit, ka biseduar me familjarët, si dhe me mjekët rreth gjendjes së bashkëpartiakut të tij , raporton Ekonomia Online.
“Kam ardhur në cilësinë e kryetarit të Kuvendit t’i falënderoj doktorët dhe të shpreh përkrahjen për familjen”, tha Veseli, duke shprehur besimin se Rexhepi do ta fitojë këtë betejë.Bajram Rexhepi më herët ka qenë kryetar i Degës së PDK-së në Mitrovicë, detyrë të cilën e ka lënë pas përfshirjes në politikë të Veselit.