Loading…

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale takohet me shefin e EULEX’it

  • 10/11/2021 | 09:41

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale takohet me shefin e EULEX’it

Paraditen e së mërkurës, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX, Lars-Gunnar Wigemark.


Në këtë takim sipas komunikatës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Isufaj ka vlerësuar si të rëndësishëm rolin e misionit të EULEX-it, në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të Prokurorisë Speciale.

Gjatë këtij takimi, dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për nevojën e avancimit, bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në funksion të forcimit të sundimi të ligjit në Republikën e Kosovës.

“Gjithashtu, Kryeprokurori Isufaj, e ka njoftuar shefin e EULEX-it me punën e Prokurorisë Speciale, për sfidat dhe objektivat e këtij institucioni që kanë për qëllim fuqizimin e sistemit prokurorial dhe ngritjen e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Po ashtu, Isufaj, ka thënë se nxjerrja e strategjisë për riorganizimin e kësaj prokurorie, themelimi i departamenteve të veçanta dhe caktimi i prokurorëve nëpër këto departamente ishte i nevojshëm për ngritje të efikasitetit të punës së kësaj prokurorie”, thuhet në komunikatë.

Shefi i Misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, e theksoi nevojën për kapacitete shtesë në punën hetimore për rastet e korrupsionit, terrorizmit si dhe për bashkëpunimin ndër-institucional ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë për ta avancuar punën e prokurorisë.

Isufaj dhe Wigemark më tutje u pajtuan për ta zhvilluar më tej bashkëpunimin ndër-institucional lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me krimet e luftës, personat e pagjetur dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]metro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë