Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se Prokuroria ka nxjerrë aktvendim për nisjen e hetimeve lidhur me rastin e Dafina Zhubit, e cila në shkurt të vitit të kaluar u gjet e vdekur në një banesë në Prishtinë, për të cilën tash së fundmi një institut zviceran konstatoi se ajo është vrarë e nuk ka bërë vetëvrasje, siç kishte konstatuar prokurorja e rastit, shkruan gazeta Zëri, transmeton gazetametro.
Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka paraqitur të enjten raportin vjetor të punës, me ç’rast ka vlerësuar se Prokuroria ka bërë punë të suksesshme gjatë vitit 2016, pavarësisht sfidave e vështirësive. Por pavarësisht kësaj, Lumezi ka thënë se gjatë vitit 2017 duhet të punohet edhe më shumë. Në këtë konferencë ai ka folur edhe për rastin e Dafina Zhubit, e cila qe gjetur e vdekur para disa muajsh, me ç’rast ka thënë se ky rast nuk është mbyllur. Përkundrazi siç Lumezi ka potencuar, lidhur me këtë do të kërkohet të bëhet një superekspertizë./gazetametro.net.