Loading…

Kryeqyteti me shëtitore prej Grandit e deri te Katedralja

  • 21/11/2016 | 10:20

Kryeqyteti me shëtitore prej Grandit e deri te Katedralja

Prishtina do të ketë një shëtitore në qendër të saj. Rruga “Xhorxh Bush”, nga hoteli “Grand” e deri te Katedralja “Nëna Terezë”, parashihet të mbyllet për qarkullim për t`u shndërruar në shëtitore, shkruan sot Koha Ditore.

Por, për realizimin kësaj ideje, autoritetet komunale kanë thënë se duhet bërë edhe disa investime në infrastrukturë.

Nënkryetari i Komunës, Dardan Sejdiu ,ka paralajmëruar mbylljen e kësaj rruge fillimisht nga ora 19:00 deri në 7:00 të mëngjesit të nesërm.

Sipas tij, mbyllja e kësaj rruge, është e mundur, por se paraprakisht ideja është që ajo të mbyllet për qarkullim vetëm gjatë natës.

“Ne nuk mund ta mbyllim për qarkullim të veturave, përnjëherë këtë rrugë, sepse paraprakisht duhet krijuar kushte infrastrukturore për këtë”, ka thënë Sejdiu. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë