Loading…

Kryeqyteti që s’dallon nga qytetet tjera

  • 27/11/2016 | 08:40

Kryeqyteti që s’dallon nga qytetet tjera

Prishtina është e përkufizuar si kryeqytet i Kosovës, por mungesa e projektligjit për të e bën selinë e shtetit në shumë aspekte të njëjtë me komunat e tjera.

Për mungesë të këtij ligji, të cilin e parasheh Kushtetuta e vendit, kryeqyteti mbetet pa status të definuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Neni 13 i Kushtetutës së Kosovës, i cili flet për kryeqytetin, thotë se “kryeqyteti i Republikës së Kosovës është Prishtina. Dhe statusi dhe organizimi i kryeqytetit rregullohen me ligj”.

Ndërmjet mungesës së statusit, ndërtimeve ilegale, mungesës së parkingjeve, kaosit në trafik, ndalimit të degradimit urban, Prishtina për 18 vjet ka ndërruar dy pushtete qeverisëse: për 14 vjet është qeverisur nga LDK-ja dhe për të tretin nga Vetëvendosje. /Koha Ditore

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë