Loading…

Kryeshefi i AZHB’së pezullohet nga puna një ditë pas rikthimit në këtë pozitë

  • Nga

  • 07/11/2018 | 19:38

Kryeshefi i AZHB’së pezullohet nga puna një ditë pas rikthimit në këtë pozitë

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës kishte marrë vendim që ta rikthejë në punë kryeshefin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (ABZH), Elhami Hajdarin, por ministri Nenad Rikallo, ka marrë një tjetër vendim sot, ai ka pezulluar nga përsëri nga puna Elhami Hajdarin.


Elhami Hajdari duket se do të ketë përsëri telashe me vendin e tij të punës,  në ditën që do të rifillonte punën si kryeshef i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ai ka marrë një pezullim tjetër nga ministri Rikallo, njofton gazetametro.net.

Ministri Rikallo kishte nënshkruar vendimin e KPMSH për rikthimin e Hajdarit në pozitën që mbante në këtë ministri, mirëpo për shkak të disa problemeve që Hajdari nuk i ka rregulluar me ligjin ai është detyruar ta pezullojë përsëri nga puna.

Ky pezullim bëhet për 5 arsyeje, 1)Raportit të Policisë së Kosovës, 2) Raporti Negativ të Auditorëve 3) Raporti të BE’së 4) Ankesa të fermerëve 5) Me rastin e ndërprerjes së mardhënjës së punës të punësuarës e cila ka qenë në pushim të lehonisë, njofton gazetametro.net.

 

                    Vendimi i ministrit Rikallo për pezullim nga puna të Hajdarit 

Kujtojmë se pezullimi nga puna i Elhami Hajdarit nga kryeshefi i AZHB’së, vjen pasi ky i fundit thotë se kishte refuzuar që t’ia përcillte jashtëligjshëm mbi 80 mijë euro një biznesi me bazë në Prizren, me të cilin kishte raport afarist Biljana Rikallo, bashkëshorte ministrit serb.

Sipas vendimit në fjalë, Hajdari do të vazhdojë të marrë 50 për qind të pagës gjatë kohëzgjatjes së pezullimit, raporton zëri.info. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë