Loading…
Kryeshefi i Telekomit: Kartelat gërvishtëse nxirren nga depot për t’i paguar punëtorët
  • 26/03/2019 | 14:14

Kryeshefi i Telekomit: Kartelat gërvishtëse nxirren nga depot për t’i paguar punëtorët

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, mori vendim për ndalimin e punësimeve në këtë ndërmarrje publike, pas punësimeve të mëdha që janë bërë kohën e fundit nga partitë politike, transmeton Gazeta Metro.


Istrefi të gjitha këto punësime partiake që janë bërë i ka arsyetuar duke thënë se janë me kontratë mbi vepër, pasi po pritet që të zëvendësohen me punëtorët e vjetër në Telekom, ku mosha mesatare llogaritet të jetë 50-55 vjeçare.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se është bërë zgjidhja për pagesën e punëtorëve, ku kjo do të arrihet me anë të nxjerrjes në treg të kartelave gërvishtëse, të cilat kanë qenë në stoqe, ku vlera e tyre është 10.6 milionë euro.

“Jemi mundu së paku me një projekt ku i kemi nxjerrë prej depove një vlerë jashtëzakonisht të madhe monetare, të skretch-kartelave apo mbushjeve gërvishtëse që kanë qenë në stoqe. Diku vlera e tyre që e kemi qitë në treg është 10.6 milionë euro. Duke e pa gjendjen aktuale, Telekomi i Kosovës, problemet, sfidat, telashet financiare e kemi pa si të rrugës që ne me këtë pilot projekt t’i marrim stafin e ri për shkak se në Telekomin e Kosovës, edhe në raportet që i kemi dërguar MZHE-së dhe Qeverisë e përbërë kryesisht një staf diku 50-55 vjeçare”, ka thënë Istrefi.

Rritje të të hyrave në buxhetin e Telekomit, pritet të sjellë edhe implementimi i Country Codit. Sipas Istrefit, ky kod, i mundëson Kosovës që të identifikohet si shtet, por edhe të sjellë rreth 900 mijë euro të hyra mujore./gazetametro.net

 

 

 

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë