Ashtu edhe siç u paralajmërua, Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka caktuar si pikë të rendit të ditës, procedimin e Projektligjit nr. 05/L-156 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kryesia do të mblidhet në orën 10:00 në sallën C 301, ku do të vendoset se kur do të votohet për shndërrimin e FSK’së në ushtri.
Ky është rendi i ditës:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
Procedimi i Projektligjit nr. 05/L-156 për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave. /gazetametro.net