Loading…

Kryesindikalisti Hoxha, Konjufcës: Shkarkoje Bordin e RTK’së

  • 06/05/2021 | 14:42

Kryesindikalisti Hoxha, Konjufcës: Shkarkoje Bordin e RTK’së

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha i ka kërkuar sot Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës ta shkarkojë Bordin e RTK’së, shkruan Gazeta Metro.


Hoxha në takim me Konjufcën tha se Bordi i RTK-së ka dështuar t’i përmbushë detyrat e parapara me ligjin e RTK-së, andaj për shkak të paaftësisë profesionale të dëshmuar në vazhdimësi, ky Bord duhet të shkarkohet sa më parë.

“Sipas Hoxhës, përfaqësuesit e Bordit kanë dështuar të zgjedhin një Menaxhment në përputhje me ligjin e RTK-së; Të krijojnë një strukturë të mirëfilltë organizative; Të sigurojnë ambient të përshtatshëm për Auditorin gjeneral për auditimin e performancës dhe të pasqyrave financiare në RTK; Të garantojnë zbatim efektiv të standardeve profesionale dhe kodit të mirësjelljes; Të garantojnë paanshmërinë, objektivitetin dhe saktësinë e informacionit në programet e RTK-së; Të zbatojnë kriteret ligjore e profesionale për punësimin e personelit; Të ofrojnë kushtet elementare të punës për personelin etj”, thuhet në komunikatën për media, të dërguar nga sindikata e RTK-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë