Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin për shitjen e biletave për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2022, Kosovë – Gjeorgji.
Ndeshja e cila zhvillohet më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të zhvillohet me kapacitet prej 30 për qind të tifozëve.
Kjo behët për shkak të masave anti-Covid të Qeverisë së Kosovës.
Kryesuesi i “Dardanëve”, Luli Berisha me anë të një statusi ka kërkuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë që kjo ndeshje të luhet me 100% të tifozëve dhe se tha se e kanë dëshmuar që si tifo-grup u janë përmbajtur rregullave pandemike.