Loading…

Kryetarët e VV’së injoruan takimin me Hovenier, Çitaku: Ku jeni nisë kështu, qasja aventureske mund të na kushtojë shtrenjtë

  • 29/05/2023 | 13:35

Kryetarët e VV’së injoruan takimin me Hovenier, Çitaku: Ku jeni nisë kështu, qasja aventureske mund të na kushtojë shtrenjtë

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar rreth mospjesëmarrjes së kryetarëve të Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe Mitrovicës së Veriut, Erden Atiqi, të dy nga Lëvizja Vetëvendosje, në takimin me ambasadorin amerikan Jeff Hovernier, shkruan Gazeta Metro.


Çitaku, ka thënë se ky veprim i këtyre dyve u bë në ditën kur të gjithë u bëmë dëshmitarë të pamjeve nga veriu i vendit, ku pjesëtarët e KFOR’it amerikan, u bën mur i gjallë në mes turmave agresive dhe zyrave komunale.

Ajo ka kërkuar nga kryetarët e VV’së që të ulen dhe të koordinohet me aleatët e vendit, dhe nëse ata kanë shqetësim e pakënaqësi ta thonë në takim.

Pos këtyre, nënkryetarja e PDK’së është shprehur e shqetësuar se, siç ka thënë ajo, qasja avantureske mundet me i kushtu Kosovës shtrenjtë.

Postimi i plotë:

29 Maj 2023, Kryetarët e Komunave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje refuzojnë takimin me Ambasadorin e SHBA dhe atë të B.E.

Kjo në ditën kur të gjithë ishim dëshmitarë të pamjeve nga veriu i vendit, ku pjesëtarët e KFOR Amerikan ishin bërë murë i gjallë në mes turmave agresive dhe zyreve komunale.

Ku jeni nisë more kështu?!

Qetësojuni. Ulni tensionet. Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë. Nëse keni shqetësime a pakënaqësi, thuajeni në takim.

Ndërkohë, qenka paralajmëruar që KM Kurti nesër do të jetë në Bratislavë në një panel me Lajcak, Gjukanovic, Petkov. 🫢

Qasja avantureske e kombinuar me arrogancë mundet me na kushtu shtrenjtë. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë