Loading…

Kryetari Aliu kthen sërisht në Kuvend Rregulloren komunale për caktimin e orarit të punës

  • 14/02/2020 | 23:06

Kryetari Aliu kthen sërisht në Kuvend Rregulloren komunale për caktimin e orarit të punës

Rregullorja komunale për caktimin e orarit të punës ku parashihet që të mos punohet të dielën dhe ditëve të festave  është propozuar nga vet Kryetari Agim Aliu që të kthehet sërisht në Kuvend për votim, shkruan Gazeta Metro.

Vitin e kaluar komuna e Ferizajt pati hartuar një draftrregullore që përcaktonte orarin e punës së veprimtarive afariste ku parashihej që ditën e diel dhe ditëve të festave të mos punohet.

Kjo draftrregullore ishte tërhequr mbrapa për rishikim, për arsye të reagimeve nga disa biznese pavarësisht se në dëgjim publik pati marrë miratimin nga një pjesë tjetër e bizneseve.

E Kryetari Aliu ka propozuar që në seancën e radhës së Kuvendit komunal e cila mbahet në fund të muajit shkurt të aprovohet si pikë e rendit të ditës dhe të hidhet sërisht në votim  Rregullorja komunale për caktimin e orarit të punës, ku pritet të marrë përkrahjen e plotë të anëtarëve të Kuvendit, në mënyrë që të mbrohen punëtorët e sektorit privat./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë