Loading…

Kryetari i AKR’së në Skenderaj, bën mbi 100 gabime gjuhësore (FOTO)

  • 25/11/2016 | 18:15

Kryetari i AKR’së në Skenderaj, bën mbi 100 gabime gjuhësore (FOTO)

Pas incidentit të sotëm në Drenas ku kandidati për kryetar komune, Ramiz Lladrovci, thuhet ta ketë ngritur nga tavolina kryetarin e AKR-së Behgjet Pacolli, pasi që në atë lokal po mbahej një tubim i PDK-së, njëri nga protagonistët që pretendon të jetë përzënë nga Lladrovci, ka rrëfyer ngjarjen në profilin e tij në facebook.

Ndonëse vërtetësia e ngjarjes mund të mësohet kur të merret edhe pala tjetër apo dëshmitarët e tjerë, ajo që u ra në sy lexuesve ishin gabimet e shumta në këtë postim, të cilat kalonin numrin 100, shkruan gazetametro.

Në një grup në rrjetin social facebook që quhet “Dashamirët e drejtshkrimit shqip”, një anëtar ka postuar statusin e tij me 136 nënvizime të gabimeve.

Musa Dervishaj i cili pretendon të ishte në shoqëri të Behgjet Pacollit në restorantin në Drenas është kryetar i degës së AKR-së në Skenderaj, ish-luftëtar i UÇK-së dhe siç jepen të dhënat në profilin e tij, është punëtor i Postë Telekomit të Kosovës./gazetametro.net

15227979_718993511591861_166605625_n

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë