Loading…

Kryetari i bindur se Ligji i Obiliqit do të miratohet

  • 29/11/2016 | 23:35

Kryetari i bindur se Ligji i Obiliqit do të miratohet

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi në emisionin Interaktiv të KTV-së është shprehur i bindur se të mërkurën Kuvendi i Kosovës do të aprovojë Ligjin për Obiliqin.

Gashi ka thënë se me miratimin e ligjit do të përfitojnë qytetarët të Obiliqit dhe se do të zbatohet me përpikëri.

“Me miratimin e ligjit, do të përfitojnë qytetarët e Obiliqit. Do të jetë nëntor i ri për qytetarët e Obiliqit. Ligji ka filluar të sillet në Kuvend gjatë vitit 2013. Është iniciativë e deputetëve të LB-së, janë mbledhur 17 mijë nënshkrime. Ka pasur edhe debate. Në këtë legjislaturë e rinisëm punën për këtë ligj. Kemi diskutuar me të gjitha partitë parlamentare. Nesër do të kalojë Ligji për Obiliqit”, ka thënë Gashi.

“Ky ligj do të votohet nga të gjitha partitë. Unë besoj se ligji do të zbatohet, pas plotësimeve të akteve nënligjore. Është ligj i qartë. Përcakton obligimet të nivelit qendror dhe atij lokal. Ligji do të marrë përgjegjësi operatori që të jetë më përgjegjës sa i përket ambientit”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë