Loading…

Svarqa bojkoton konferencën në Beograd për shkak të Haradinajt

  • 10/01/2017 | 13:39

Svarqa bojkoton konferencën në Beograd për shkak të Haradinajt

Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, ka hequr dorë nga pjesëmarrja në konferencën rajonale të World Bank – Austria Urban Partnership Program, me titull “Qytetet me integritet”, e cila do të mbahet në Beograd më 30 dhe 31 të këtij muaji, për shkak të ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë.


Svarqa ka thënë se heq dorë nga pjesëmarrja në konferencën e Beogradit, në shenjë proteste ndaj politikave provokative të Serbisë ndaj Kosovës, rezultat i të cilave është edhe ndalimi në Francë i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Pushteti lokal i Ferizajt përbëhet nga koalicioni LDK-AAK.

Kryetari i Ferizaj ishte ftuar për të marrë pjesë në konferencën rajonale në Beograd, ku do të trajtohet qeverisja efektive lokale. Ai tha se, përkundër konfirmimit kohë më parë, konsideron se nuk mund të shkojë në Beograd, në kohën që Serbia ka shtuar veprimet, për të penguar çdo proces që do ta bënte Kosovën një vend me stabilitet të qëndrueshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë