Loading…

Kryetari i gastronomëve me ‘protestë’ interesante ndaj Qeverisë: Vendos kukulla në lokal, thotë se zgjidhja është vaksina

  • 08/04/2021 | 14:45

Kryetari i gastronomëve me ‘protestë’ interesante ndaj Qeverisë: Vendos kukulla në lokal, thotë se zgjidhja është vaksina

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, sot ka hapur restorantin e tij në një mënyrë interesante. Ai ka veshur disa kukulla me rroba dhe i ka shërbyer ato me ushqim, derisa këtë e ka bërë si protestë ndaj vendimit të fundit të Qeverisë, për mbylljen e gastronomisë, shkruan Gazeta Metro.


Gastronomët kanë protestuar duke thënë se duan të punojnë dhe se janë të gatshëm të kontribojnë në sigurimin e vaksinave për stafin e tyre.

Petrit Kllokoqi ka hapur në mënyrë interesante lokalin e tij, duke shprehur protestën e tyre, pas masave të Qeverisë për mbylljen e gastronomisë deri më 18 prill.

“Punën nuk mund të na e marrë askush! Klientët janë ata që na japin vullnet të punojmë. Ne duam të punojmë dhe jemi të gatshëm të kontribojmë në sigurimin e vaksinave për stafin tonë”, tha ai.

Ai është shprehur se zgjidhja e vetme është vaksina.

Më poshtë statusi i plotë i tij në Facebook. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë