Loading…

Kryetari i Klinës mohon se ndikoi në punësimin e vajzës, thotë se nuk kishte kundërkandidat

  • 25/10/2019 | 20:30

Kryetari i Klinës mohon se ndikoi në punësimin e vajzës, thotë se nuk kishte kundërkandidat

Më 26 mars të vitit 2018, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kishte firmosur kontratën e punës për të bijën e tij, Marigonën. Mirëpo i pari i komunës po thotë se nuk ka intervenuar për punësimin e vajzës së tij, shkruan Gazeta Metro.


Ajo ishte zgjedhur si më e mira në mesin e gjashtë kandidatëve që synonin pozitën e Mjekut të Përgjithshëm në QKMF. Por, vendimi për formimin e komisionit që e kishte renditur të parën të bijën e kryetarit, kishte nënshkrimin e babait të saj.

E ky nënshkrim i ka nxjerrë probleme këtij të fundit. Prokuroria e Pejës dje ka ngritur aktakuzë ndaj Elezajt për konflikt interesi.

Mirëpo pas kësaj aktakuze, ai tha se vajza e tij nuk kishte asnjë kundër kandidat andaj edhe është zgjedhur për këtë pozitë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë