Loading…

Kryetari i Kongresit optimist se ka gjetur formulën për ta kaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën

  • 02/04/2024 | 14:59

Kryetari i Kongresit optimist se ka gjetur formulën për ta kaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan Mike Johnson ka një plan se si të siguroj mbështetjen për pakon ushtarake drejtuar Ukrainës, transmeton Gazeta Metro.


Me demokratët skeptik dhe me një pjesë të republikanëve kundër Johnson i duhet të gjejë një plan i cili i përshtatet palëve.

Johnson i cili është edhe kongresmen nga Louisiana tha për Fox News se ai do të bëjë presion në Kongres që të vtotojnë pakon e cila do të strukturohet në formën e huave.

Për të ndihmuar me mbulimin e shpenzimeve, republikani ka këshilluar që qeveria amerikane të ngrijë dhe pastaj të shesë asetet ruse që nga fillimi i luftës së Ukrainës.

Johnson tha se nëse mund të përdorin asetet e oligarkëve rus për të ndihmuar ukrainasit që të luftojnë atëherë ajo do të ishte “poezi e pastër”./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë