Loading…

Kryetari i Mushtishtit kërkon votën për herë të parë nga qytetarët

  • 11/10/2021 | 15:15

Kryetari i Mushtishtit kërkon votën për herë të parë nga qytetarët

Kryetari i suksesshëm i fshatit Mushtisht të Suharekës, Reshat Selimi, kërkon për herë të parë votën e qytetarëve për asamble komunale. Ai është kandidat i PDK-së dhe mban numrin 16 në listën e kësaj partie.


Selimi ka përfunduar shkencat kompjuterike në gjimnazin, ”Jeta e re”, e më pas ka vazhduar studimet në fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Në vitet 2000-2001 ka punar si zyrtar vendor i misionit të OSBE-së zyra në Suharekë, kurse aktualisht e udhëheqë një biznes të suksesshëm familjar.

Nga viti 2018, kur është zgjedhur me konsezus të plotë, ushtron postin e kryetarit të fshatit Mushtisht, të cilën detyrë e ushtron me përgjegjësi, autoritet dhe me një angazhim maksimal për rritjen e mirëqenies të bashkëvendasve të tij.

Reshat Selimi kërkon për herë të parë votën e qytetarëve, në mënyrë që të vazhdojë kontributin në angazhimin e tij të pakursyer për mirëqenien e banorëve tani edhe të mbarë komunës së Suharekës, duke qenë përfaqësues i denjë i qytetarëve në asamblenë komunale, ku do të jetë zëri i fuqishëm i tyre në mbrojtjen dhe realizimin e kërkesave të tyre të drejta dhe të arsyeshme, që kanë të bëjnë me rrugën, lagjen, fshatin dhe komunën ku jetojmë.

Me 17 tetor votoni PDK me numër 177, voto Reshat Selimin me numër 16.

Bashkë për Suharekën.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë