Loading…

Kryetari i Nju Jorkut në xhaminë e shqiptarëve, do i mbrojë myslimanët (Foto)

  • 19/12/2016 | 12:45

Kryetari i Nju Jorkut në xhaminë e shqiptarëve, do i mbrojë myslimanët (Foto)

I pari i Nju Jorkut, Mayor de Blasio ka mbajtur një fjalim në një xhami shqiptare, saktësisht në qendrën shqiptare për kulturë dhe islam në këtë vend në këtë qytet.

Gazeta New York Daily News, shkruan se në këtë qendër që shqiptarët myslimanë e mbajnë së bashku, ai po festonte ditëlindjen e profetit të myslimanëve, Muhammedit, transmeton gazetametro.net.

Këtu ishte i pranishëm edhe imami shqiptar Tahir Kukiqi, i cili në muajin qershor të këtij viti ishte sulmuar nga një njeri i cili i ka thënë atij se do i vrasë të gjithë myslimanët.

Ndërsa, frymëzimi i fjalimit të  kryetarit të New Yorkut ishte pikërsisht kjo urrejtje që po pushton vendin prej se u zgjodh president republikani Donald Trump.

shqiptari-ne-new-york

Trump’i me gjuhën e tij urrejtëse kundër këtij komuniteti ka shtuar krimet ndaj myslimanëve, saktësisht sulmet ndaj tyre janë dyfishuar.

Blasio ka thënë ndër tjerash se ai do kundërshtojë fuqishëm aktet diskriminuese ndaj myslimanëve.

“Disa njerëz do të prvojnë që t’i ulin vlerat tona në New York. Ne e dimë këtë. Disa do mundohen që të ndajnë nga njëri tjetri, ne nuk do të lejojmë askënd që shkelë ligjete tona, duke mbjellë urrejtje dhe përçarje”, tha Blasio.  /gazetametro..net

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë