Loading…

Kryetari i Odës Ekonomike: Jemi pajtuar me autoritetet se mbyllja totale nuk është zgjidhje e duhur

  • 20/12/2020 | 18:39

Kryetari i Odës Ekonomike: Jemi pajtuar me autoritetet se mbyllja totale nuk është zgjidhje e duhur

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se mbyllja totale e vendit nuk është zgjidhje e duhur për ekonominë, shkruan Gazeta Metro.


Rukiqii përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se bashkë me autoritetet vendimmarrëse pas takimeve që kishte janë pajtuar se mbyllja totale nuk është zgjidhje, dhe do kishte pasoja fatale për ekonominë.

Por ai tha se masat që janë të vendosura duhet të zbatohen me rigorozitet.

‘’ Nga takimet dhe komunikimet e fundit me autoritetet vendimmarrese, jemi pajtuar qe mbyllja totale nuk eshte zgjidhje dhe do te ishte me pasoja fatale per ekonomine, por masat ekzistuese duhet te respektohen me rigorozitet’’, shkroi Rukiqi.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Keto dite kam pranuar plot pyetje rreth mundesise per nje ri-mbyllje te ekonomise, per festat e fundvitit.

Nga takimet dhe komunikimet e fundit me autoritetet vendimmarrese, jemi pajtuar qe mbyllja totale nuk eshte zgjidhje dhe do te ishte me pasoja fatale per ekonomine, por masat ekzistuese duhet te respektohen me rigorozitet.’’/gazetametro.net

Keto dite kam pranuar plot pyetje rreth mundesise per nje ri-mbyllje te ekonomise, per festat e fundvitit.

Nga takimet…

Posted by Berat Rukiqi on Sunday, 20 December 2020

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë