Loading…

Kryetari i Odës Ekonomike ka disa fjalë për deputetët, pas votimit për Rimëkëmbjen Ekonomike

  • 12/10/2020 | 11:16

Kryetari i Odës Ekonomike ka disa fjalë për deputetët, pas votimit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Metro.


Sot, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike me 64 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

E për këtë ka reaguar edhe kryetari i OEK, Berat Rukiqi, përmes një postimi në Facebook duke i falënderuar 64 deputetët që votuan këtë projektligj.

‘’ Me ne fund.

Ne emer te bizneseve falenderoj 64 deputetet qe votuan ne parim Ligjin per rimekembjen ekonomike’’, ka shkruar Rukiqi.

Sot ishte hera e shtatë që ky projektligj kaloi në Kuvend për votim, pasi që për 6 herë me radhë nuk kishte numrat e mjaftueshëm për t’u miratuar.

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike do t’u mundësonte qytetarëve kontributpagues të tërheqin 10 për qind të mjeteve nga llogaria e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Deri më tani, vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.

Kjo i bie se vlera e përgjithshme që do të mundë të tërhiqej nga Fondi është rreth 200 milionë euro, mjete këto, që sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, janë konsideruar se do të stimulonin kërkesën agregate në treg./gazetametro.net

Me ne fund. Ne emer te bizneseve falenderoj 64 deputetet qe votuan ne parim Ligjin per rimekembjen ekonomike.

Publiée par Berat Rukiqi sur Lundi 12 octobre 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë