Loading…

Kryetari i Podujevës viziton Ramush Haradinajn

  • 29/03/2017 | 23:45

Kryetari i Podujevës viziton Ramush Haradinajn

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i cili po merr pjesë në Sesionin Pranveror të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, ka vizituar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Strasburg të Francës.

Kryetari Veliu, i cili në cilësinë enënkryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës po merrpjesë në Sesionin Pranveror të Kongresit të AutoriteteveLokale të Këshillit të Evropës në Strasburg, ka vizituar kryetarin e Aleancëspër Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet i ndaluar ngaautoritetet franceze sipas një urdhër-arresti nga Serbia, përcjellë Klan Kosova.

Veliu shprehu bindjen se gjyqësia franceze dotë marrë vendimin e duhur dhe Haradinaj së shpejti do të kthehet në Kosovë.

Bashkë më kryetarin Veliu, nëvizitë Haradinajt ishin edhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK ), Naim Ismajli dhe Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së.

Përndryshe, delegacioni iAsociacionit të Komunave të Kosovës, po merr pjesë në Sesionin e 36 – tëPranveror të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës, i cili këtë vit katemë “Politikat decentralizuese për një integrim të suksesshëm të emigrantëve.”

Gjatë këtij sesioni delegacioni i komunave të Kosovëska zhvilluar takime me shumë përfaqësues të pushteteve lokale nga Evropa,shkruan InfoKomuna.

Në fokus të takimeve ishin çështjet që kanë tëbëjnë me funksionimin e pushtetit lokal, ngritjes së kapaciteteve, shkëmbimit të përvojave dhe implementimi i Kartës Evropiane mbi Vetëqeverisjen Lokale, thuhet në faqen zyrtare të Komunës.

29_03_2017_3710334_17457559_1846891855560516_5151096627231723181_n-1

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë