Kryetar i Preshevës Shqipërim Arifi, është pyetur nëse është i vetëdijshëm se ai dhe liderët tjerë të Luginës mund të keqpërdoren nga Presidenti Thaçi në përpjekjet për ndryshimin e kufijve.
Arifi, ka thënë se është i relaksuar mbi këtë gjë, mirëpo thotë se nëse e bëjnë këtë atëherë “e vraftë buka”.
“Unë jam krejt i relaksuar për këtë gjë, por nëse ndodh ashtu, atëherë si thonë pleqtë tanë ‘e vraftë buka”, tha ai në TV Dukagjini.
Arifi ka thënë se me të dhe preshevarët nuk mund të luaj askush.
“Me preshevarët nuk mund të luaj askush. S’ka mundur të luaj askush”, tha ai.