Presidenti i FIFA’s, Gianni Infantino ka vazhduar takimet zyrtare gjatë ditës së sotme në Kosovë. Ai pas takimit me presidenten, Vjosa Osmani kryeministrin, Albin Kurti dhe ministrin e Sportit, Hajrulla Çekun është takuar edhe me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, transmeton Gazeta Metro.
Gjatë takimit të mbajtur në Komunën e Prishtinës Rama ia ka dorëzuar të parit të FIFA’s ‘Çelësin e Kryeqytetit’.
Infantino sot ka bërë homazhe po ashtu edhe te shtatorja e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Ndërsa, në takimin me presidenten dhe kryeministrin ua dhurojë nga një fanellë. Derisa, Kurti i bëri dhuratë një libër rreth Skënderbeut.
Infantino dje qëndroi për vizitë zyrtare edhe në Shqipëri. Ai ishte i pranishëm në inaugurimin e kompleksit sportiv, ‘Shtëpia e Futbollit’. Gjatë konferencës për shtyp 52-vjeçari tregoi edhe për një dhuratë interesante që kishte marrë para 20 vitesh. /gazetametro.net
‘Kurti sulmues, Osmani mesfushore ofansive’: Infantino u dhuron fanella krerëve të shtetit