Loading…

Kryetari i Rahovecit nga PDK: Nuk falim tokë për viza (Video)

  • 29/04/2017 | 11:27

Kryetari i Rahovecit nga PDK: Nuk falim tokë për viza (Video)

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka thënë se është i bindur që nuk ka politikan, e as qytetar të Kosovës, i cili do të pranonte të jepte tokë në këmbim të vizave e as për gjë tjetër.


Mirëpo, ai në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se nëse Komisioni shtetëror për matjen e territorit e ka kryer punën si duhet, marrëveshja për demarkacionin duhet të ratifikohet.

“Jam i bindur që s’ka politikan as qytetar në Republikën e Kosovës që do të jetë pro dhënies së tokës, jo për viza, por për asgjë tjetër. Por, nëse Komisioni e ka kryer punën si duhet, pse mos me u ratifiku marrëveshja. Unë po ju them që nuk e di saktësisht, nuk jam as ekspert i asaj fushe, por njëkohësisht nuk jam as banor i zonës, dhe nuk e di se si është çështja saktësisht, mirëpo komisionet profesionale duhet ta kryejnë këtë punë”, ka thënë Vehapi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë