Loading…

Kryetari i ri i Kuvendit Talat Xhaferi i jep goditjen e parë Nikola Gruevskit

  • 28/04/2017 | 14:16

Kryetari i ri i Kuvendit Talat Xhaferi i jep goditjen e parë Nikola Gruevskit

Xhaferi, duke u bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të mos bien pre  e provokimeve, ka fajësuar presidentin aktual të Maqedonisë Gjorgje Ivanov e kryeministrin Nikolla Gruevski për dhunën e mbrëmshme në Kuvend.


Ai tha qartazi se huliganët u shtynë nga vendimet e Gruevskit.

“Ivanov është përgjegjës, po pengohet funksionimi i Parlamentit. Dje ishte kaos, përgjegjës janë ata që qëndrojnë prapa protuestuesve. Gjithësesi se ka mundësi kushtetuese për faktin që dhënia e mandatit është obligim kushtetues. Huliganët u shtynë nga vendimet e Gruevskit”, tha ai për Report TV.

Xhaferi tregoi vendosmëri duke thënë se si kryetar kuvendi do të procedojë Kuvendin drejt zgjedhjes së Qeverisë së Re në javën tjetër.

“Parlamenti ka pikënisje ligjore për të hyrë në procedurë të zgjedhjes së Qeverisë së re. Në javën tjetër duhet të vazhdojmë punët në parlament. Do të ndërmarrim veprimet e duhura që zgjedhja e qeverisë së re të hyjë në praktikë”, tha ai.

Po ashtu, Xhaferi shtoi se nuk e krahason ngjarjen e mbrëmshme me atë të 2001-ës.

“Nuk do ta kisha krahasuar këtë incident me atë të 2001-s, për shkak se ajo krizë ishte luftë e hapur, e armatosur”, tha ai, transmeton Periskopi.

Ndërsa, tha se nuk është takuar ende me përfaqësuesit ndërkombëtarë.

“Nuk kam pasur mundësi që të kontaktojë me përfaqësuesit ndërkombëtarë ende. Qytetarët shqiptarë duhet të jenë të durueshëm dhe të mos bien në provokime”, shtoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë