Kryetari i popullarizuar i kryeqytetit të Koresë së Jugut, u raportua të jetë zhdukur ditën e enjte derisa u gjet i vdekur të premten pas një hetimi të gjerë të policisë. Ai kishte lënë një letër lamtumireshe ku shprehte keqardhjen por nuk e cekte akuzat për abuzim, transmeton Gazeta Metro.
Kryetari i Seul, 64-vjeç ishte një prej politikanëve më të fuqishëm të Koresë së Jugut derisa nuk e vrau veten. Ai ishte ngritur në postin e tij pa asnjë përvojë politike.
Pamjet e reja të kamerave të sigurisë e shfaqin atë duke dalë nga rezidenca e tij pasi kishte anuluar të gjitha takimet e ditës në orën 10:40.
Ai kishte lënë një letër familjes së tij ku kërkonte falje para se të nisej për në lokacionin në veri të Seul ku vdiq. Policia e gjeti trupin e tij pas 7 orë kërkimi intensiv me qindra oficerë në një mal.
Rrjeti korean SBS raportoi se një prej sekretareve të Won-soon kishte paraqitur një ankesë në policinë e Seulit të mërkurën mbrëma, ku akuzonte kryetarin për abuzim seksual që kishte nisur n kishte nisur në vitin 2017.
Një program televiziv për akuzën e pa ditur më parë ishte paraparë të transmetohej ditën e enjte, kur edhe u zhduk Won-soon./gazetametro.net