Kryetari i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se çmimet e transportit në bregdetin shqiptar janë rritur deri në 40 euro, shkruan Gazeta Metro.
Kurtishaj ka qenë i ftuar të mërkurën e 15 qershorit në emisionit e mëngjesit në T7, ku ka folur për rritjen e çmimeve të biletave të autobusëve për pushime verore.
Ai ka thënë se çmimi për Shëngjin do të jetë 15 euro një drejtimesh, ndërsa në Velipojë, 20 euro.
“Shëngjini deri më tani ka operuar me një çmim të biletës kthyese 15 euro, por për shkak të ngritjës së çmimit të naftës, atëherë çmimi i biletës do të ndryshojë. 20 euro biletë kthyese, 15 euro biletë një drejtimshe. Ndërkaq edhe për Velipojë do të jetë 20 euro. Për në Sarandë çmimi do të sillet rreth 35 deri 40 euro biletë kthyese për shkak se është shumë më larg se vendet tjera, dhe duke e ditur që është rritur çmimi i naftës”, tha Kurtishaj.
Më poshtë intervista e tij. /gazetametro.net