Loading…
Kryetari i Suharekës flet për fotografinë me rreshterin që dyshohet për vrasjen e te riut në Suharekë
  • 18/03/2019 | 22:42

Kryetari i Suharekës flet për fotografinë me rreshterin që dyshohet për vrasjen e te riut në Suharekë

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka folur për fotografinë në të cilën shihej me personin që dyshohet se kreu vrasjen e një të riu në këtë komunë dhe që ka të kaluar kriminale, transmeton Gazeta Metro.

Muharremaj ka thënë për KTV’në se nuk refuzon qytetarët që duan fotografi me të dhe se s’ka kurrfarë lidhje me të dyshuarin për vrasje.

“Kam qenë zëvendëskomandant i Brigadës 123. Prej ditës së parë kam qenë në luftë. I kam pas 1800 ushtarë. Shumë shokë para luftës, gjatë luftës. Pas luftës kam qenë nënkryetar, drejtor komunal, gjeneral, deputet dy mandate dhe shkoj nëpër ahengje e dasma e askund s’mundem të refuzoj askënd që kërkon të fotografohem me të. S’ka të keqe asgjë, janë qytetarë të vendit. Për atë punë vendos hetuesia dhe prokuroria por nuk mund të vendosë një kryetar i një komune”, ka thënë ai./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë