Loading…

Kryevepra e Botticellit del në ankand për 80 milionë dollarë

  • 28/01/2021 | 17:07

Kryevepra e Botticellit del në ankand për 80 milionë dollarë

Piktura e Sandro Botticelli “Njeriu i ri me një disk” pritet të arrijë deri në 80 milion dollarë në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s, e  cila është planifikuar të mbahet sot në New York, transmeton Gazeta Metro.


Vepra e artit, që besohet të jetë pikturuar në vitet 1470 ose 1480, konsiderohet si një nga portretet më të mira të Botticelli dhe është pjesa më domethënëse e shitjeve të Sotheby’s Masters Week.

Piktura me dimensione 58×39 centimetra tregon një djalë në adoleshencën e tij të vonë me flokë të gjata “të arta” dhe mban një disk me një shenjtor.

“Kjo pikturë simbolizon dhe përshkruan Rilindjen në Firence. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time… Është një kryevepër!, tha Christopher Apostel, nënkryetar i shtëpisë së ankandit.

Ofertat do të jenë virtuale. Ai gjithashtu do të shfaqë “Portretin e Adele Bloch-Bauer II” të Gustav Klimt, i cili u shit për 87.9 milion dollarë në 2006 dhe “Portreti i Dr. Gachet” i Vincent van Gogh, i cili ka arritur një çmim prej 82.5 milion $ në 1990, si dhe një nga 136 pikturat biblike të Rembrandt./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë