Loading…

Kryeziu i KDI’së: Të ndash Dugollin nga ajo kohë, patriotizmi dhe fisnikëria janë mashtrim

  • 04/10/2022 | 00:01

Kryeziu i KDI’së: Të ndash Dugollin nga ajo kohë, patriotizmi dhe fisnikëria janë mashtrim

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka reaguar lidhur me videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku u etiketuan ish-qeveritarët e kaluar kinse me keq qeverisje 20-vjeçare në vendin tonë, transmeton Gazeta Metro.


Ai e ka quajtur patriotizëm dhe fisnikëri luftimin kundër ”hajnave dhe kriminelëve”, por Kryeziu ‘çuditet’ nëse Bujar Dugolli ndahet nga ajo kohë.

”Ti luftosh “hajnat dhe kriminelët” është patriotizëm, është fisnikëri. Por me nda Bujarin prej tyre edhe asaj kohe ?!
Ky “patriotizem dhe kjo fisnikëri” është mashtrim,” shkruan kreu i KDI’së.

Dugollit i ishin hedhur akuza kohë më parë për korrupsion, ndërsa së fundmi Këshilli i Etikës së Universitetit të Prishtinës e kishte dënuar për plagjiaturë.

Ai nga dhjetori 2004 deri në janar 2008, po ashtu ka qenë ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës. Derisa, ishte edhe deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në tri legjislatura radhazi nga vitit 2001 – 2010. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë