Loading…
Kryeziu: LDK është kapluar nga retorika e Vetëvendosjes
  • 16/12/2018 | 20:52

Kryeziu: LDK është kapluar nga retorika e Vetëvendosjes

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se retorika bllokuese e Lëvizjes Vetëvendosje duket e se e ka kapluar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e që këtë të fundit për herë të parë në historinë e politikës së Kosovës, po rrezikon ta lë jashtë proceseve madhore kombëtare, siç është edhe zgjidhja finale e problemit midis Kosovës dhe Serbisë, përcjellë gazeta Metro.

“Vijat e betonuara të vendosura nga Lëvizja Vetëvendosje në raport me dialogun Kosovë Serbi dhe Bashkesine Nderkombetare si sponsorizuese, gjithnjë i kanë lehtësuar rrugën partive në pushtet për të qenë t’vetmit akterë vendimmarres në këto procese. Ndërsa, LDK e cila ishte e përfshirë në të gjitha këto procese, tani në fund kur pritet të kemi përmbylljen e dialogut me një marrëveshje përfundimtare, ka filluar t’njejtin retorike politike me atë të Vetëvendosjes”, ka thënë Kryeziu në një deklaratë për gazetën Metro.

Ai ka shtuar se pas rezolutës se djeshme e cila u votua për dialogun, nuk duhet të kuptohet vetëm si mbështetje e Presidentit Hashim Thaçi, por duhet të analizohet se është edhe mospjesëmarrje në ekipin shtetëror për negociata, që për mision do të duhej ta kishte mbrojtjen e interesave të Kosovës.

Ismet Kryeziu tash e gati 20 vite është pjestarë i iniciativave me organizime të Shoqërisë Civile, dhe drejton një nga organizatat më të mëdha jo qeveritare të pasluftës në Kosovë, KDI. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë