Loading…

Kryhet operacion i rrallë në QKUK: Intervenohet në arterien që ushqen trurin me gjak

  • 31/12/2021 | 08:15

Kryhet operacion i rrallë në QKUK: Intervenohet në arterien që ushqen trurin me gjak

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është kryer një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm, për herë të parë në Kosovë.


Mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, kanë operuar një pacient 76 vjeçar në arterien karotide të brendshme (arterie që ushqen trurin me gjak).

Arteria ishte në formë spiraleje deri te hyrja e saj në tru dhe ishte e ngushtuar në origjinën e saj.

Sëmundjet e shfaqura në arterien karotide janë të rralla, me një rrezik të madh për të shkaktuar sulm në tru.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë