Loading…

“Kryqin e shkavit asht mirë m’ja ngul në ballë”: Kërcënime e ulëta ndaj Dakës në grupin “meKryeministrin”

  • 22/01/2021 | 12:48

“Kryqin e shkavit asht mirë m’ja ngul në ballë”: Kërcënime e ulëta ndaj Dakës në grupin “meKryeministrin”

Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka marrë kërcënime të shumta pasi 47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore janë shpallur fajtor në tri vitet e fundit, në mesin e tyre edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ofendimet e sharjet ndaj saj ishin të shumta në rrjetet sociale. Në grupin “MeKryeministrin” është postuar një fotografi e Valdete Dakës në fron, e cila u përcjellë me sharje, madje disa prej tyre edhe ia uruan vdekjen, shkruan Gazeta Express.

Disa nga komentet ishin: “Farë e f**qt he bota nanen ia q**ft”, “e shpifur”, “hajdujka”.

Njëri nga komentuesit tha se “n’sabah kryqin e shkavin asht mire m’ja ngul në ball”.

Këto fyerje e sharje erdhën pasi nënkryetari i Kryesisë së VV-së, Glauk Konjufca, dy ditë më parë, në një emision televiziv, ka thënë se Valdete Daka po vepron kundër Albin Kurtit.

“Personi i cili ne KQZ po ndikon qe edhe kërkesa me qene sugjestive dhe kundër Albin Kurtit është Valdete Daka. Ata kurgjo nuk po zbatojnë (KQZ), po duan eliminim politik”, ka thënë Konjufca.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Dakës, ku të nesërmen mbajti një konferencë për media e cila tha se kërcënimet publike të bëra në drejtim të saj janë të rrezikshme, të paprecedenta të cilat ia kanë shqetësuar familjen.

Madje ajo tha se akuzat e partive politike në adresë të institucionit që drejton dhe vetë saj janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e pavarur me qëllim të pamundësimit të zbatimit të Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë