Loading…
Ksenofobia: Tri sulme ndaj fëmijëve me prejardhje të huaj në Berlin
  • 10/02/2019 | 21:41

Ksenofobia: Tri sulme ndaj fëmijëve me prejardhje të huaj në Berlin

Disa adoleshentë janë sulmuar në tri sulme të veçuara ksenofobike në fëmijë në Berlin gjatë fundjavës, ka bërë të ditur policia gjermane, transmeton Gazeta Metro.

Një mashkull me goditje në kokë i ka sulmuar dy adoleshente siriane në kuartin lindor Marcan të premten pasdite, pasi që u është drejtuar me fjalë fyese.

Vajzave, njëra 15 e tjetra 16-vjeçare janë detyruar që në spital t’ua shërojnë lëndimet.

Në kuartin juglindor Nojklen, një grua të premtën ka tentuar t’ia rrëmbejë shaminë një 12-vjeçareje.

E dyshuara e ka tërhequr për flokësh vajzën dhe e ka fyer me komente ksenofobike. Nuk është e njohur se nga cili vend është vajza.

Incidenti i tretë ka ndodhur të shtunën, kur tre adoleshentë e kanë pyetur një 12-vjeçar se a është i huaj.

Pastaj e kanë mbajtur deri sa njëri e ka goditur në kokë. Viktima ka shtetësi gjermane./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë