Loading…
Kthehet Aladdin në kinematë botërore
  • 10/05/2019 | 22:55

Kthehet Aladdin në kinematë botërore

Will Smith e zëvendëson në rolin gjindit aktorin e famshëm, Robin Williams, dhe këtë herë filmi nuk është i animuar por gjithsesi me plot spektakël, transmeton Gazeta Metro.


Kompania Disney lajmëroi premierën botërore të filmit me 24 maj, derisa premiera në Londër ishte dje  ky yjet e filmit defiluan në tapetin e kuq para publikut londinez.

Will Smith u kujdes mjaft që të nderojë Robin Williams gjatë intervistave në tapetin e kuq.

Regjisori i flimit, Guy Ritchie, i njohur për filmat e tij si “Snatch”, e “Lock, Stock and Two Smoking Barrels” është zgjedhje që çuditi shumëkë pasi nuk njihet për këtë lloj zhanri filmash.

Po ashtu edhe tek shumë fansat të filmit zgjedhja e Will Smith për rolin nuk është e mirë, pasi sipas tyre Robin Williams është i pazëvendësueshëm.

Gjithsesi filmi nuk do të mund të i ikë krahasimit me versionin e parë të 1992./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë