Personazhi ikonë që tmerroi shikuesit e filmit rikthehet në ekran, transmeton Gazeta Metro.
Këtë herë antagonistin e superheroit Batman e luan aktori me nam amerikan, Joaquin Phoenix. Joker’in e kanë luajtur aktorë të famshëm si Jack Nicholson e Heath Ledger që fitoi çmimin oskar për performancën e tij në filmin The Dark Knight të regjisorit Christopher Nolan.
Ky do të jetë filmi i parë ku Joker’i është protagonisti kryesor dhe është tregim i origjinës së zullumqarit të famshëm.
Filmi Joker është prodhim i Warner Bros. dhe ka premierën me 4 tetor të 2019’s.
Promon e parë mund ta shikoni më poshtë./gazetametro.net