Pas më shumë se një muaj të temperaturave nën zero, nga nesër ato do të fillojnë të rriten, ndërsa në fund të javës së ardhëshme do të shënohet temperatura maksimale deri në 10 gradë.
Pas javëve me mot të ftohtë, gjatë ditëve të para të shkurtit parashikohet që temperaturat gradualisht të rriten në vlera pozitive, përcjell gazetametro.net.
Nga dita e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell.
Ditën e mërkurë vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta shiu, të përziera edhe me borë, ndërsa në vise malore vetëm borë.
Temperaturat gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare.
Ndërsa nga e premta deri të dielën temperaturat do të jenë pothuajse pranverore.
Në Prishtinë, të shtunën pritet që temperatura maksimale të arrijë deri në 9 gradë, ndërsa në Gjakovë, ku zakonisht shënohen temperaturat më të larta në vend, pritet që ajo të arrijë vlerat e 10 gradë. /gazetametro.net