Loading…

Kthehet në partinë e babës: Driton Kuka hyn te familja Haradinaj

  • 14/08/2019 | 12:58

Kthehet në partinë e babës: Driton Kuka hyn te familja Haradinaj

Pas shumë lavdesh dhe takimesh me Ramush Haradinaj, trajneri i njohur i xhudos Driton Kuka, ka vendosur që të aderon edhe zyrtarisht në AAK, shkruan Gazeta Metro.


Driton Kuka është kthyer në partinë e babait të tij Ali Kuka, që edhe ai është pjesë e AAK’së, parti kjo që adhurohet me të madhe nga familja e tij.

Lajmin për kalimin e tij në AAK e ka dhënë vet kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, duke thënë se është jashtëzakonisht i nderuar më këtë aderim të Kukës në partinë e tij.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot jam jashtëzakonisht i nderuar me vendimin e Driton Kukës, një ndër heronjtë e sportit tonë, trajneri i suksesshëm dhe meritor që Kosova ka fituar qindra medalje të arta në xhudo, që t’i bashkohet familjes së madhe të Aleancës. I pakompremetuar në asnjë aspekt, ai pos që ngriti yjet e përmasave globale dhe arriti t’i sjellë Kosovës Medaljen e Artë Olimpike, është i biri i Ali Kukës, kryetarit të parë të nëndegës së AAK-së në Pejë “2 Korriku”. I lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. Na priftë e mbara!../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë