Loading…

‘Kthehuni n’punë, turp’, prindërit kundër protestës së mësimdhënësve

  • 20/05/2022 | 13:00

‘Kthehuni n’punë, turp’, prindërit kundër protestës së mësimdhënësve

Sot rreth orës 13 e 30, nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, është paraparë një protestë nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), me kërkesë miratimin e Ligjit për Paga.


Por kundër kësaj proteste kanë dalë prindërit. Njëri prej tyre, Fisnik Latifi, ka shkruar me shkumës në rrugën që çon deri në shesh: “Kthehuni n’punë. Turp”.

Kujtojmë se edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) do të jetë pjesë e protestës dhe se mësimi në të gjithë vendin nga arsimi fillor deri në universitete nuk do të mbahet.

Më poshtë keni fotografitë e publikuara nga Klan Kosova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë