Loading…

‘Ktheje diplomën’, Kurti i reagon Abdixhikut: Urime viti i ri ty dhe opozitës

  • 29/12/2021 | 13:03

‘Ktheje diplomën’, Kurti i reagon Abdixhikut: Urime viti i ri ty dhe opozitës

Kryeministri Albin Kurti, i është përgjigjur kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut, i cili i kërkoj dje nga Kurti që ta dorëzoj diplomën e inxhinierit se Kosovën po e lë me terr e agregat,  shkruan Gazeta Metro.


Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë Kurti  ka thënë, ‘ia uroj Vitin e Ri, zotit Lumir Abdixhikut dhe opozitës në përgjithësi.

Ndërsa tutje Kurti ka arsyetuar mungesën në seancën e Kuvendit, duke thënë se është i zënë me subjektin e tij politik.

“Kur kanë menduar për zgjedhje në prill, mos e kanë pasur fjalën për 1 prillin, ia uroj vitin e ri zotit Abdixhiku dhe opozitës në përgjithësi, ju dëshiroj të gjitha të mirat në vitin 2022. Unë njëmend jam i zënë edhe me punët në subjektin tim politik dhe nganjëherë më duhet të mungoj, duket që zoti Abdixhiku është shumë më i zënë në subjektin e tij politik. Diplomën e kam në UP, nuk e kam për blerje në bursë, nuk besoj që kemi bërë asnjë lëshim ose gabim deri tani. E di që ndodhemi nën sulme dhe akuza të shumta të opozitës, por duhet ta kuptoni që kam ardhur në qeverisje me një fitore të listës tonë me mbi 50 për qind”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, Abdixhiku në seancën jashtëzakonshme për emergjencën energjetikë të mbajtur të mërkurën, e ku mungonte kryeministri, Abdixhiku i kishte kërkuar  Kurtit që ta dorëzoj diplomën.

“Ne sot jemi në dhjetor, katër ditë para përfunduar viti e gjashtë muaj pasi ka nisur kriza, e tek sot, tre muaj pasi vendet e rajonit janë marrë me këtë krizë, ne e kemi nisur të dëgjojmë masat e Qeverisë. Me gjashtë muaj vonesë. Tani kjo s’është parapërgatitje, por është menaxhim krize, e kur menaxhon krizë s’mund të kesh rezultat të mirë. Sepse, Qeveria jonë populliste siç është, verës kur tjerët merreshin me problemet e energjisë, kjo Qeveri shpërndante parulla nëpër Evropë se ka zhvillimin më të madh, aq të lartë sa që po arrin edhe Kroacinë. Kryeministri që i ka krejt, që së s’është këtu, na thotë se rryma s’blihet, sepse s’konservohet në frigorifer. Për këtë janë fajtor krejt, secili përveç tij që është në pushtet… Kjo është më shumë se padituri. Është krizë e tij, e qeverisë së tij. Sepse jam i bindur se ai duhet ta dijë, e nëse nuk dinë si inxhinier ta kthej diplomën menjëherë në universitet, s’e rryma çmimi I rrymës kontraktohet, rezervohet”, theksoi Abdixhiku./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë