Loading…
“Kthimi” i mërgimtarit para publikut austriak
  • 29/05/2019 | 15:23

“Kthimi” i mërgimtarit para publikut austriak

Mërgimi vë në sprovë premtime të dikurshme, përmbys karaktere e cakton fate njerëzish, familjesh e komunitetesh.


Si subjekt i kamotshëm i preokupimeve artistike e letrare, filmi “Kthimi” i regjisorit të ri Kastriot Abdyli sjell një përmasë dramatike të përplasjes së vazhdueshme kulturore mes një bote në inercionin e saj tradicional dhe asaj që sjell mërgimtari i sapokthyer në vendlindje, për të cilin vlerat e normat e vjetra sociale e kanë humbur kuptimin.

Iliri (i interpretuar nga Hazir Sh. Haziri) ia jep besën të dashurës së tij Bardhës (Liridona Shehu) se do të kthehet kudo që të shkojë. Por me ikjen në Francë, i riu bën çmos të sigurojë qëndrimin atje dhe kështu shorti i fatit bën që ai të martohet me Sabinën (Delphin Depardieu), një femër me tiparet e një francezeje pasionante e kureshtare për të shoqin. Kështu filmi i realizuar si bashkëprodhim i Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Agjencisë së Filmit të Maqedonisë, sot (e mërkurë) do të shfaqet para publikut në edicionin e 28-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Innbsruck të Austrisë. Është në garën ndërkombëtare bashkë me katër filma të tjerë.

Pjesëmarrjen në festival e ka konfirmuar edhe vetë regjisori Kastriot Abdyli, ku shpenzimet e pjesëmarrjes do të jenë të mbuluara nga vetë organizatorët e festivalit. Në një bisedë për “Koha Ditore”, ai ka ndarë edhe pritshmëritë e tij nga ky festival.

“Vetë pjesëmarrja në edicionin e 28-të në ‘International Film Festival Innsbruck’ ka domethënien e vet”, ka thënë ai.

Në filmin “Kthimi” interpretojnë në rolet kryesore: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi, Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti, Mubajadin Qamili, Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka dhe Ellhame Bilall.

Ky realizim kinematografik është shfaqur premierë në Shkup më 18 prill të vitit të kaluar.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë