Loading…

Ku do t’i marrë Qeveria e Kosovës 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike?

  • 26/01/2022 | 11:46

Ku do t’i marrë Qeveria e Kosovës 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike?

Sipas Hekuran Muratit, Ministrit të Financave, Qeveria nuk do ta ketë problem t’i ndajë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike, shkruan Gazeta Metro.


Murati tha se janë përkujdesur që të ketë buxhet të mjaftueshëm për situata të jashtëzakonshme si kjo me krizën energjetike.

“Ne si Qeveri jemi përkujdesur që gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2022 jemi përkujdesur që t’i kemi hapësirat e nevojshme, pra fleksibilitetin e nevojshëm marrë parasysh pandeminë. Çdoherë kemi paraparë që mund të ndodhë një situatë e jashtëzakonshme. Sa i përket ndarjeve buxhetore, nuk besoj që do të kemi problem, megjithëse kjo normalisht që është një marrë shtesë edhe për buxhetin. Ne jemi duke punuar që probleme të tilla të cilat i kemi trashëgu dhe nuk kanë gjetur zgjidhje për 20 vitet e kaluara, do të mundohemi t’i zgjidhim në afatin sa më të shkurtër”, tha Murati në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë