Loading…
Ku është Ronaldo, janë edhe titujt: Ylli portugez hyn në histori, shënon një rekord të jashtëzakonshëm
  • 20/04/2019 | 20:19

Ku është Ronaldo, janë edhe titujt: Ylli portugez hyn në histori, shënon një rekord të jashtëzakonshëm

Me fitoren e shënuar sot ndaj Fiorentinës, Juventusi edhe matematikisht u shpall kampion për sezonin 2018/19 në Serie, transmeton Gazeta Metro.


Juventusi arriti sot që të shpallet kampion në kampionatin italian, pesë ndeshje para fundit përfundimit të sezonit.

Një ndër futbollistët kryesor të Juventusi gjatë këtij sezoni, Cristiano Ronaldo, arriti që të shkruajë histori sot.

LEXO EDHE: Shpallet kampion dhe shkruan historinë: Atë që e arriti sot Juventusi, nuk e ka arritur askush deri më tani

Ylli portugez bëhet futbollisti i parë në histori që ka arritur të shpallet kampion në ligat më të forta në Evropë, në Premier Ligë, La Ligë dhe tani në Serie.

Ronaldo ka arritur që të shpallet kampion tre herë me Manchester United, dy herë me Real Madridin dhe tani është hera e parë që shpallet edhe me Juventusin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë