Loading…

Ku i blen këpucët Enver Hoxhaj (Foto)

  • 01/06/2017 | 14:20

Ku i blen këpucët Enver Hoxhaj (Foto)

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot fabrikën e prodhimit të këpucëve, Solid në Suharekë, ku ka parë për se afërmi punën e kësaj fabrike për nxjerrjen e produkteve në treg.


Hoxhaj ka vlerësuar lartë cilësinë e këtyre këpucëve, ndërsa ka thënë se rritja e eksportit të prodhimeve vendore do të jetë edhe një prioritet i Fillimit të Ri dhe koalicionit të PDK-së me partnerë.

“Nuk ka me këpucët e Solidit, që prodhohen në vendlindjen time, në Therandë. Këtë ndjenjë e provon sapo ti veshësh sikurse e bëra sot unë në hapësirat e kompanisë që tashmë po eksporton në shumë vende të botës. Me Fillimin e Ri, rritja e eksporteve të prodhuesve vendorë do të jetë edhe një prioritet i yni”,  ka shkruar Hoxhaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë